Lojtarët e Real Madrid mund të ndëshkohen me disa vite burg

Futboll

Lojtarët e Real Madrid mund të ndëshkohen me disa vite burg

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 14:51
Logo e Realit

Të enjten, u raportua se tre lojtarë të rinj të Real Madrid ishin arrestuar nga Garda Civile për një rast të dyshuar të natyrës seksuale, ndërsa një tjetër ishte marrë në pyetje si pjesë e hetimit.

Real Madrid konfirmoi se katër nga lojtarët e tyre po bashkëpunonin me autoritetet për këtë çështje, megjithëse ata refuzuan të angazhoheshin më tej, me situatën në vazhdim.

Thuhet se treshja ishte e përfshirë në shpërndarjen e një videoje private nga WhatsApp, në të cilën thuhet se ishte një e mitur në videon në fjalë.

Gazeta spanjolle “AS” ka raportuar për dënimin e mundshëm që mund të marrin lojtarët e akuzuar, me rezultatin më të keq të mundshëm që mund të marrin të paktën pesë vjet burg.

“Nëse viktima nuk ka dhënë pëlqimin për regjistrimin e videos, neni 197.1 i Kodit Penal parashikon dënim nga një deri në katër vjet burg dhe 12 deri në 24 muaj për atë që ka regjistruar videon

Dënimi do të rritet, sipas nenit 197.3, me dënim nga dy deri në pesë vjet burg, nëse përveç regjistrimit do të kenë proceduar me shpërndarjen e videos. Në të dyja rastet, këto dënime do të shtohen nëse viktimëa është e mitur”, thuhet në njoftim..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat