Allegri: Bonucci? Nuk më pëlqejnë telenovelat

Futboll

Allegri: Bonucci? Nuk më pëlqejnë telenovelat

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 15:10
Allegri

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes të së shtunës kunër Lazio, Allegri ka komentuar sfidën, por gjithashtu është ndalur edhe në dy çështje kryesore, Bonucci me polemikat e tij dhe për situatën e Pogba.

“Bonucci mendoj se nuk kam asgjë për t’i thënë, kemi folur mjaftueshëm dhe nuk ka asgjë për të shtuar.

I uroj suksese në karrierë brenda dhe jashtë futbollit. Telenovelat janë në “Canale 5” dhe nuk më pëlqejnë shumë. Leonardo i uroj fat, ai shkoi në një ekip që luan në Champions League, do të jetë gjithashtu i rëndësishëm në një nivel motivues.

Mua më vjen keq për situatën e Pogba, por nuk kam asgjë tjetër për të shtuar ka një procedim në proces, ka njerëz të përfshirë dhe preferoj të pres deri në përfundim të procedurës”, është shprehur Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat