Calabria: Jemi të etur për fitore dhe histori

Futboll

Calabria: Jemi të etur për fitore dhe histori

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 15:53
Calabria

Derbi i Milanos pritet me shumë interes, me të dyja skuadrat që pas tre javëve të para kryesojnë me pikë të plota dhe momentalisht qëndrojnë në krye dhe duket se Inter-Milan është rikthyer në ditët e saj të lavdishme.

Në prag të kësaj sfide ka folur kapiteni i “kuqezinjve” Davide Calabria, i cili shprehet se skuadra vjen në një moment të mirë dhe lojtarët e rinj kanë shtuar dozën e cilësisë në skuadër.

“Do të jetë një ndeshje e madhe. Ne duam të fitojmë dhe të tregojmë jo vetëm ambiciet tona për sezonin, por edhe cilësitë dhe forcën e karakterit që disponojmë. Personalisht mendoj se jemi më mirë se në ndeshjet e fundit. Lojtarët e rinj e kanë kuptuar se çfarë do të thotë kjo ndeshje për ne, për popullin kuqezi dhe për Milanin. Kanë ardhur lojtarë të fortë që janë funksionalë për lojën tonë dhe që janë përshtatur shumë mirë.

Kjo është një gjë pozitive, sepse ata që ndihen menjëherë mirë përgjigjen pozitivisht në fushë. Tifozët? Besoj se të gjithë e dini që ne jemi një prej skuadrave me më shumë tifozë në botë, por ne do ta shijojmë këtë derbi nga minuta e parë dhe deri në fund, ashtu si ata dhe do të luftojmë që në fund të gëzojnë” – tha fillimisht Calabria.

Më pas, kapiteni u ndal te Leao, një nga lojtarët që në ndeshjet e fundit ka bërë diferencën dhe të shtunën pritet të marrë përsëri vëmendjen.

“Personalisht unë e shoh Rafa-n më të pjekur, shumë më të vëmendshëm në çdo situatë loje.

Ai duhet të përmirësohet, sepse mendoj se ai është një lojtar që mund të përkthejë në gol çdo mundësi dhe pak lojtarë në botë e kanë këtë aftësi.

Ai është një djalë i artë dhe po bën gjithçka që mundet për të ndihmuar ekipin dhe jam i sigurt se do të vazhdojë kështu.

Natyrisht që ka rritje dhe rënie, ndonjëherë ai nuk duhet të mendojë për zgjidhjen i vetëm sepse këto janë lojëra që luajnë të gjithë së bashku dhe kjo bën diferencën. Megjithatë, forca e tij është një plus për ne.”-shtoi ai.

Milan në takimet e fundit nuk ka pasur bilanc pozitiv ndaj Interit, ndërsa rreziku më i madh mban emrin e Lautaro Martinez, ndërsa në fund edhe një parashikim për ndeshjen e të shtunës.

“Lautaro është një lojtar i madh dhe unë mund të flas vetëm mirë për të.

Ai po bën ndeshje shumë të mira, ai na ka vënë në vështirësi dhe ne po përpiqemi që të mund ta kufizojmë atë, por ne jemi gati ta përballojmë.

Parashikim?  Vitin e kaluar ne vuajtëm disa dëmtime, po flas për lojtarë formacioni dhe Interi i shfrytëzoi shumë mirë, por të shtunën grupi është pothuajse i plotë. Na mungon Tomori, por do të përpiqemi që mungesa e tij të mos bie në sy.

Unë mund t’ju them që Milan është shumë i etur dhe ne gjithmonë kemi hyrë për të fituar, për të shkruar histori dhe të shtunën…fitoftë më i miri.” – përfundoi Calabria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat