Prokurorët ia ndalojnë Rubialesit që t’i afrohet Jenni Hermosos

Futboll

Prokurorët ia ndalojnë Rubialesit që t’i afrohet Jenni Hermosos

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 16:44
Rubiales e Hermosos

Prokuroria spanjolle ka bërë një urdhër ndalimi i cili ia ndalon Luis Rubiales që t’i afrohet në 500 metra Jenni Hermosos

Rubiales kapi dhe puthi Hermoson në finale të Botërorit të Spanjës muajin e kaluar, një incident që u konsiderua skandal ndërkombëtar. Sulmuesja tha që akti nuk ishte konsesual, gjë të cilën e kundërshton Rubiales.

Në kohën e incidentit ai ishte presidenti i Federatës Mbretërore të Futbollit të Spanjës (RFEF) dhe fillimisht refuzoi që të jap dorëheqje nga posti i tij pavarësisht që mbi 80 futbolliste kanë deklaruar se ato nuk do të luajnë për La Roja derisa ai është në krye të federatës.

Javën e kaluar, Rubiales me në fund u largua nga posti i tij, ai pritet që tani të përballet me akuza për sulm seksual dhe puthje të dhunshme.

Sipas Sky Sports, gjatë dëgjimit privat, e cila do të përcaktojë nëse rasti të procedohet, prokurorët kanë kërkuar një urdhër ndalim paraprakisht.

Ky urdhër ia ndalon Rubiales që ta kontakton apo t’i afrohet deri në 50 metra Jenni Hermosos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat