A nuk i meriton këto kritika?

Futboll

A nuk i meriton këto kritika?

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 16:47
Harry Maguire

Në dritën e kritikave të ashpra për Harry Maguire që i janë bërë kohëve të fundit, trajneri i Manchester United Erik ten Hag i ka dalë atij në mbrojtje

Gjatë ndeshjeve të Kombëtareve, Maguire u vu në thumb të kritikës pasi që gjatë miqësores së Anglisë kundër Skocisë ku skuadra e tij shënoi fitore 3-1, ai ishte i pafat dhe shënoi një autogol.

Kjo ka bërë që të këtë debat për atë se sa shumë abuzohet mbrojtësi anglez, më disa që shkuan aq larg saqë thanë se ai nuk di ta kontrollojë veten. Ten Hag ka dhënë një mendim të tij për futbollistin dhe ish kapitenin e skuadrës së tij.

“E kam thënë shpesh, kjo është mungesë respekti, ai nuk e meriton këtë, ai është futbollist i madh, bënë paraqitje të mëdha. Është çmenduri ta shohësh atë si punon. Harry duhet ta bllokojë këtë”, tha Ten Gag për gazetarët.

“Mirë, shikoni karrierën e tij, do të vijnë shumë gjëra, ai duhet të bëjë paraqitje të tilla të mira”.

Kujtojmë se Maguire u transferua në United nga Leicester City më 2019, duke u bërë mbrojtësi më i shtrenjtë i transferuar në histori të këtij klubi. Shpejt, atij, shiritin e kapitenit ia dha ish trajneri Ole Gunnar Solskjaer.

Por, paraqitjet e tij bën që ai ta humbet shiritin në sezonin e ri.

Ai ka bërë vetëm një paraqitje për United këtë sezon, 23 minuta luajti në humbjen kundër Arsenalit 3-1 dhe më shumë gjasë nuk do të startojë kundër Brightonit, pasi që Martinez është gati për të startuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat