Helmut shko vajto me Beogradin, se nuk i shpëtoni dënimit për Kosovën

Futboll

Helmut shko vajto me Beogradin, se nuk i shpëtoni dënimit për Kosovën

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 15 shtator 2023 Në ora: 19:02
Pankarta skandaloze

Helmut Duckadam po qet flakë për goje! 

Nuk i zihet vendi vend, e ka kap një zor i madh për Rumaninë, e ka kap zori se dënimin e kanë të garantuar nga UEFA për faktin se provokimi i tifozëve rumunë ka qenë i nivelit më të ultë, më çnjerëzor ndaj Kosovës dhe ky provokim ka ndodhur në ndeshjen kualifikuese për Kampionatinm Evropian.

Helmut Duckadam nuk po përmbahet në asnjë formë duke fajësuar edhe Federatën e Futbollit të Rumanisë.

Ai beson se FRF ka gabuar sepse nuk e ka njoftuar UEFA-n për sjelljen e tifozëve të Kosovës në ndeshjen në Prishtinë që është luajtur në qershor. 

Ish – portieri rumun është shumë i mërzitur!

Helmut shko vajto me Beogradin, se nuk i shpëtoni dënimit për Kosovën.

“Askush nga FRF nuk u ankua në UEFA. Ne jemi djem të mirë!

Këtu tregojmë se sa të dobët jemi. 

E kam fjalën për Federatën. Unë e pashë atë që ndodhi në Kosovë: u fishkëllua himni, as që u dëgjua, duke na sharë, ne u bëmë c*ganë, në çdo mënyrë.

Përveç kësaj, pashë imazhe, jo thashetheme, ne të cilën janë dëbuar dhe rrahur simpatizantët, qe nuk u pëlqen që nuk e njohim Kosovën është tjetër gjë, por askush nga federata nuk ka bërë ankesë në UEFA, askush nuk ka kërkuar asgjë, se jemi djem të mirë.

Këtë e them jo për të mbrojtur tifozët, por duhet të mendoni se çfarë mund të ndodhë nëse ekspozoni kombëtaren.

Ishte hakmarrje apo revansh për atë që ndodhi në ndeshjen e turneut.

Nëse përfundoni në këtë situatë, është turp që sporti nuk është më sport.

Nëse një ndeshje ndërpritet 50 minuta për një pankartë që nuk ishte as e madhe, për brohoritje dhe thirrje të tjera që nuk ishin as raciste, ato në Kosovë ishin raciste! Ja se Kosova është Jugosllavi.

Po, Rumania dhe pesë shtete të tjera nuk e njohin Kosovën.

Unë nuk i shfajësoj tifozët, ata duhet të kishin menduar për kombëtaren, por një mbështetës mbetet mbështetës.

Nuk e prisja që ta ndalonit lojën as për diçka të tillë. Fatkeqësisht, ne jemi të fortë vetëm në deklarata.

Përndryshe, ne jemi me kokë poshtë si një struc”, tha Helmut Duckadam në “Playsport Live”.

Jugosllavia artificiale ka vdekur në vitin 1991 o zotëri Helmut Duckadam.

Kosova është fyer në Bukuresht me pankartën skandaloze “Kosova është Serbi”.

Helmut Duckadam vajto sa të duash por e gjithë e bota e pa turpin që ndodhi në Bukuresht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat