Mesfushori shqiptar shkëlqen në Kroaci, realizon një perlë me goditje dënimi

Futboll

Mesfushori shqiptar shkëlqen në Kroaci, realizon një perlë me goditje dënimi

Nga: K.G.. Më: 15 shtator 2023 Në ora: 19:42
Pamje nga ndeshja

Indrit Tuci është kthyer në protagonist me Lokomotivën e Zagrebit në Kroaci, aty ku ka shënuar një supergol në sfidën ndaj Rudesit.

Mesfushori shqiptar ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi në minutën e 39 të takimit, duke e çuar në rrjetë.

Me këtë gol, Tuci i ka dhënë avantazhin skuadrës së ti, avantazh me të cilin është mbyllur edhe pjesa e parë e takimit.

Për 23-vjeccarin, kjo ishte ndeshja e tij e 6 për këtë sezon me Lokomotivën dhe goli i parë, teksa ka qenë protagonist edhe me 2 asiste të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat