Hoxhiq: Jemi të përgatitur për çdo ekip

Futboll

Hoxhiq: Jemi të përgatitur për çdo ekip

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 12:09
Shkupi

Pas pauzës së shkurtë për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian 2024, rikthehet futbolli elitar në Maqedoni.

Në kampionatin e Ligës së Parë, këtë fundjavë në program vjen xhiroja e shtatë me gjashtë ndeshje.

Këtë xhiro e hap takimi Shkupi – Brera Strumicë, e cila ndeshje do të luhet sot nga ora 15:00.

Nga tabori bardheblu para kësaj sfide ka folur sulmuesi i ardhur këtë verë te Shkupi, Armin Hoxhiq.

“Pauza dy javore ka qenë efektive, në klub atmosfera është e mrekullueshme. Kemi punuar mjaft mirë dhe me shumë përkushtim gjatë kësaj periudhe.

Po përparojmë çdo ditë dhe jemi të përgatitur për secilën ekip.

Sigurisht se kërkojmë sukses nga ndeshja në ndeshje, që të ngritemi edhe më shumë si ekip dhe të arrijmë qëllimet tona” ka thënë Hoxhiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat