Vlerësimet për futbollistët e Kosovës nga loja EA Sports FIFA: Rrahmani i pari, Aro Muric më i miri për pasime

Futboll

Vlerësimet për futbollistët e Kosovës nga loja EA Sports FIFA: Rrahmani i pari, Aro Muric më i miri për pasime

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 12:47
Kosova

Një nga video lojërat më të famshme elektronike padyshim që është ajo EA Sports FIFA, e cila luhet nga miliona njerëz anë e mbanë botës.

E për sezonin e ri EA Sports ka përditësuar vlerësimin e futbollistëve, ku vlerësime të reja kanë marrë edhe futbollistët e Kombëtares së Kosovës në të dyja kategoritë.

Lojtari më i vlerësuar mbetet kapiteni Amir Rrahmani (81), derisa pas tij vije Vedat Muriqi (80) dhe Milot Rashica (76).

Këta të tre janë tre futbollistët më të vlerësuar nga Kombëtarja A e Kosovës, derisa EA Sports ka përditësuar edhe në konkurrencën e femrave.

Erëleta Memeti është futbollistja më e vlerësuar te Përfaqësuesja e Kosovës A në konkurrencën e femrave me 80, derisa pas saj vije Viola Avduli (65).

Interesant janë edhe vlerësimet e futbollistëve për një të veçantë që kanë si shuti, pasimet, mbrojtja apo driblimet.

Vedat Muriqi është lojtari me fuqinë më të madhe te Kosova, derisa Amir Rrahmani sa i përket cilësive në defensivë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat