Danilo: Pse të bësh 50 pasime kur goli shënohet edhe me tre?

Futboll

Danilo: Pse të bësh 50 pasime kur goli shënohet edhe me tre?

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 12:51
Danilo e Allegri

Këtë sezon, Danilo e ka nisur me një përgjegjësi ndryshe duke qenë se është tashmë kapiteni i parë i Juventusit.

Braziliani kërkon të jetë një lider i bardhezinjve dhe në një intervistë për Corriere Dello Sport, shprehet se çdo ditë mendon se si t’ia përçojë mentalitetin fitues edhe shokëve të skuadrës.

Ndër të tjera, Danilo rrëfen më shumë edhe për raportin shumë miqësor me trajnerin Massimiliano Allegri.

“Në të vërtetë unë jam një mesfushor, por që tashmë luaj në mbrojtje. Me Allegrin ndajmë shumë gjëra, më pëlqen se është i drejtpërdrejtë dhe besnik.

Kemi një raport shumë të bukur. Allegri thotë pse të bëjmë 50 pasime, kur mund të shënojmë gol edhe me vetëm tre pasime.

Mbi të gjitha Allegri kërkon të fitojë, nëse nuk diton atëherë nuk mund të argëtohesh. Nëse kam arritur në këtë nivel është edhe falë tij. Edhe unë si Allegri, kërkoj çdo ditë që mentalitetin fitues t’ia përçoj edhe skuadrës”, u shpreh Danilo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat