Atletico Madrid në telashe

Futboll

Atletico Madrid në telashe

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 13:08
Rodrigo De Paul

Listës së lëndimeve te Atletico Madrid u është shtuar edhe një emër: Rodrigo De Paul. 

De Paul u largua nga fusha gjatë ndeshjes kualifikuese të Argjentinës kundër Bolivisë të martën si dhe humbi stërvitjen me klubin pas kthimit në Madrid.

Sipas mediave spanjolle, futbollisti do të humbasë ndeshjen hapëse të Atleticos në Champions League të martën, por pritet të jetë i gatshëm për derbin e javës së ardhshme në shtëpi kundër Real Madridit.

Te skuadra e Diego Simeone aktualisht vuajnë nga lëndimet edhe Reinildo Mandava, Caglar Soyuncu, Koke e Memphis Depay.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat