“El Clasico” e parë e sezonit

Futboll

“El Clasico” e parë e sezonit

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 13:53
Pamje nga një ndeshje

Klasikja” e parë e sezonit tashmë ka një datë dhe orë.

Takimi më i rëndësishëm i futbollit spanjoll do të luhet të shtunën e 28 tetorit 2023 në orën 16:15.

Kjo do të jetë përballja e parë mes Madridit dhe Barcelonës që do të luhet në “Estadi Olimpic Lluís Companys”.

Ndeshja korrespondon me javën e 11-të të La Liga-s.

Ndërsa ndeshja e kthimit do të jetë në “Bernabeu” në fund të prillit.

Përballja e fundit mes dy skuadrave daton në korrik të këtij viti në Shtetet e Bashkuara dhe që përfundoi me fitoren 3-0 të Barcelonës.

Nëse i referohemi ndeshjeve zyrtare, do të duhet të kthehemi në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së “Copa del Rey” të fituar nga Reali i Madridit, 0-4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat