Asani reagon

Futboll

Asani reagon

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 16:36
Asani

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani ka reaguar në rrjetet sociale pak orë pasi goli i tij përballë Polonisë u votua si më i miri i ndeshjeve të raundit të gjashtë në eliminatoret e Kampionatit Europian. 

UEFA ka publikuar pasditen e së premtes rezultatin e votimit, teksa perla e Asanit përballë djemve të Santosit ka marrë pjesën më të madhe të votave.

Në çdo drejtim ajo goditje e Asanit ishte perfekte, pasi shtangu një nga portierët më të mirë në Europë si Shezni, i cili në fundin e pjesës së parë e përgëzoi lojtarin e lindur në Shkup. Asani ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’i falënderuar shqiptarët për votimin duke u treguar euforik për të ardhmen.

“Falënderoj gjithë shqiptarët kudo në botë që më kanë votuar dhe UEFA sot më ka zgjedhur si goli më i bukur.

Jam i lumtur që po e ‘pushtojmë’ UEFA-n. Uroj mos të jetë hera e fundit që bëjmë diçka të tillë. Nuk do të ndalemi me kaq, faleminderit edhe njëherë, pa ju nuk do të mundeshim”, ka shkruar Asani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat