Mahrez shtrohet me urgjencë në spital

Futboll

Mahrez shtrohet me urgjencë në spital

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 21:16
Mahrez

Futbollisti i njohur algjerian Rijad Mahrez përfundoi në një spital në Arabinë Saudite pasi pësoi helmim nga ushqimi.

Mesfushori u largua nga Mançester Siti për të nënshkruar me Al-Ahlin këtë verë, por aventura e tij duket se nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.  

Algjeriani ka shkuar për drekë në një restorant të njohur në qytet dhe pak pasi ka ngrënë ka ndjerë dhimbje në stomak. 

Mahrezi është shtruar menjëherë në spital dhe për shkak të dhimbjeve të forta ka pasur edhe probleme me frymëmarrjen. 

Nga ekzaminimet e para rezultoi se ai ka baktere në stomak. Ai do të mbahet për trajtim, dhe do të mungojë në ndeshjen e sotme mes Al-Ahli dhe Al-Tauon..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat