Joao Felix debuton me gol te Barcelona, shënon edhe Lewa

Futboll

Joao Felix debuton me gol te Barcelona, shënon edhe Lewa

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 22:07
Pamje nga ndeshja

Debutim me gol për Joao Felix te Barcelona. Sulmuesi portugez, realizoi ëndrrën e tij për të luajtur me skuadrën katalanase, me të cilën është tifoz që i vogël.

Portugezi zhbllokoi takimin Barcelona-Real Betis

Ishte minuta e 25-të kur Joao Felix dribloi portierin dhe shënoi nga një kënd i vështirë, duke ndezur festën në stadium.

Avantazh i rëndësishëm për kampionët në fuqi të Spanjës dhe gëzim i madh për 23-vjeçarin luzitan.

Ndërkohë, Barcelona realizoi edhe golin e dytë shtatë minuta më vonë. Me anë të polakut Robert Lewandowski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat