Inzaghi: Një super nisje e sezonit

Futboll

Inzaghi: Një super nisje e sezonit

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 22:42
Inzaghi

Trajner i Inter, Simone Inzaghi është shprehur shumë i kënaqur me performancën e ekipit të tij, në triumfin 5-1 në “Derby della Madonnina” ndaj Milanit.

Në prononcimin për mediet pas këtij takimi, italiani theksoi se ekipi i tij ka bërë një super nisje të sezonit, ndërsa shtoi se ky është vetëm fillimi.

“Kemi pasur një fillim shumë të mirë të sezonit, një derbi i madh, kemi qëndruar gjithmonë të përqendruar, shënuam gola në momentet e duhura, lojtarët e ardhur nga stoli ishin shumë të mirë. Reaguam mirë në momentin që rezultati ishte 2-1.

Urime këtyre djemve që na dhanë një kënaqësi të madhe, por duhet theksuar se ky është vetëm fillimi.”-tha Inzaghi.

Më tej trajneri i Inter shtoi se ekipi ka një kalendar shumë të ngjeshur para, ndërsa theksoi se lojtarët amerikano-jugor u bashkuan vetëm një ditë para derbit me skuadrën, por sipas tij e treguan se dinë të luajnë në të tilla takime.

“E dimë se sa shumë interesohet e gjithë familja e Interit për këtë derbi, tani kemi një kalendar të ngjeshur dhe duhet të përgatitemi për këtë. Isha pak i shqetësuar sepse në tre ndeshjet e para kishim një javë të tërë për t’u përgatitur, ndërsa para derbit ishin kombëtaret, me lojtarët amerikano-jugor që u kthyen vetëm në 24 orët e fundit, por më treguan se dinë t’i luajnë këto ndeshje.”-deklaroi tekniku i “zikaltërve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat