Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje interesante

Futboll

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje interesante

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Sot zhvillohen dy ndeshjet e fundit të xhiros së pestë në Superligën e Kosovës në futboll.

Kampioni në fuq, Ballkani do të luaj në udhëtim ndaj Dukagjinit, ndeshje e cila zhvillohet në stadiumin “18 Qershori”, n% Klinë, me fillim prej orës 15:00.

Ballkani aktualisht ndodhet në vendin e tretë në tabelë me 9 pikë, ndërsa Dukagjini ka vetëm 2 pikë dhe renditet në pozitën e parafundit.

Ndeshja tjetër zhvillohet në Hajvali, mes Prishtinës dhe Lirisë.

Bardhekaltërit ndodhen në vendin e katërt me 8 pikë, kurse skuadra prizrenase ka grumbulluar 5 pikë dhe ndodhet në vendin e gjashtë.

Edhe kjo ndeshje zhvillohet nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat