Gazetari anglez shpërthen ndaj Manchester Unitedit

Futboll

Gazetari anglez shpërthen ndaj Manchester Unitedit

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 20:55
Logo e Manchester Unitedit

Manchester United vazhdon te tregoje se ka ende probleme dhe se nuk mund te zgjidhen ne kohe te shkurter, teksa ka pësuar një tjetër humbje, teksa është mposhtur nga Brightoni me rezultat 1:3.

Djajtë e Kuq nuk janë duke kaluar momente të mira në këtë fillim të sezonit dhe shumë tifozë i kanë akuzuar ata.

Gazetari anglez Piers Morgan ka goditur edhe njëherë Djajtë e Kuq dhe trajnerin Erik Ten Hag pas humbjes nga Brightoni.

Në vazhdën e humbjes 3:1 ndaj Brighton në Old Trafford, Morgan shkroi në Twitter se Cristiano Ronaldo kishte 100 për qind të drejtë.

“Ndërsa i mjeri Manchester United u mposht në shtëpi nga Brighton, a dyshon ndokush ende se Cristiano kishte 100 për qindtë drejtë për gjendjen e klubi dhe trajnerit Ten Hag?”

 “Ata janë bërë edhe më keq që nga largimi i Ronaldos”, ka shkruar Piers Morgan

Kurioz ishte nje moment ne stadium kur njerezit nisen te therrisnin emrin e Cristiano Ronaldos si per te treguar se trajneri gaboi ne drejtim te portugezit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat