Real Madridi shënon fitoren e pestë radhazi

Futboll

Real Madridi shënon fitoren e pestë radhazi

Nga: K. G. Më: 17 shtator 2023 Në ora: 22:58
Pamje nga ndeshja

Reali Madridi nuk ka të ndalur në kampionatin spanjoll. 

Madrilenët shënojnë fitoren e pestë radhazi.

Kësaj radhe e mposhtën me rezultat 2:1 Sociedadin, në takimin që u zhvillua në stadiumin "Santiago Bernabeu".

Sociedadi kaloi herët në epërsi qysh në minutën e 5-të me golin e  futbollistit Barrenetxea.

Dy gola të shpejt në fillim të pjesës së dytë gjithçka përmbysi. 

Valverde në minutën e 46-të dhe Joselu në atë të 60-tën shënuan për fitoren e Realit. 

Reali kryeson me 15 pikë, duke lënë pas Barcelonën me 13 dhe Sociedad renditet në pozitën e 11-të me 6 sosh. 

Sociedad pas një fitoreje e tre barazimeve pësoi humbjen e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat