​Guardiola: Dua sërish trofeun e Championsit

Futboll

​Guardiola: Dua sërish trofeun e Championsit

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 16:22
Pep Guardiola

Pep Guardiola e ka sfiduar skuadrën e tij Manchester City për të arritur diçka të veçantë dhe për të fituar sërish titullin e Ligës së Kampionëve.

Fituesit e tripletës sezonin e kaluar fillojnë mbrojtjen e kurorës së tyre evropiane teksa presin Yllin e Kuq të Beogradit në stadiumin “Etihad” të martën.

City më në fund i dha fund përpjekjeve disa vjeçare për ta fituar Ligën e Kampionëve për herë të parë sezonin e kaluar, por, ndërsa Guardiola është krenar për arritjet e tyre, ai mendon se misioni nuk ka përfunduar ende.

“Do të doja të them se për klubin tonë të fitojë Ligën e Kampionëve është e pabesueshme, hera e parë në historinë tonë, por, në perspektivë, sa skuadra kanë fituar një herë Ligën e Kampionëve? Shumë kanë fituar dy, tre, katër, pesë herë. Në perspektivë, ne nuk bëmë asgjë të veçantë. Është vetëm një”, tha Guardiola.

Është më e vështirë të fitosh të parin. Por çdo sezon ne e nisim garën në ndeshjen e parë me objektivin për të fituar ndeshjen e parë, pastaj fazën e grupeve, pastaj përpiqemi të fitojmë Ligën e Kampionëve. Asgjë nuk ndryshon nga më parë.”, theksoi ish-trajneri i Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat