Van Bommel para sfidës me Barçën: Nuk kemi frikë

Futboll

Van Bommel para sfidës me Barçën: Nuk kemi frikë

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 11:52
Van Bommel

Trajneri i Antwerp-it, Mark Van Bommel, ka thënë se nuk ka frikë nga ish-skuadra e tij, Barcelona.

Katalonasit dhe skuadra belge do të përballen sonte në sfidën e parë në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

“Nuk kemi frikë”, ka thënë Van Bommel.

Ai e pranon se dueli me Barcelonën nuk do të jetë aspak i lehtë, sepse sipas tij, Barcelona është vetë Champions League.

“Barcelona është skuadra më e fortë dhe më e komplikuar me të cilën ne do të përballemi në ndeshjen më të madhe në historinë tonë.

Të flasësh për Champions League është të flasësh për Barcelonën”, ka theksuar holandezi.

Ndeshja Barcelona- Antwerp fillon në orën 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat