Ozil habit, zbulon formacionin e ëndrrave të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve

Futboll

Ozil habit, zbulon formacionin e ëndrrave të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 16:06
Ozil

Mesut Ozil ka treguar ekipin e tij të ëndrrave të edicionit të ri të Ligës së Kampionëve, dhe në të ka disa surpriza.

Kampionati më prestigjioz do t’i rikthehet sot aksionit me ndeshjet e para të fazës së grupeve që do të zhvillohen nga ora 18:45 dhe 21:00.

Dhe ish-ylli i Arsenalit dhe Real Madridit, Ozil përmes “Twitter” ka zbuluar atë të cilën ai e quan formacionin e tij më të mirë.

Kylian Mbappe dhe Erling Haaland kryesojnë sulmin me Rodrin e Manchester Cityt në qendër të mesfushës.

Ozil ka zgjedhur yllin e Arsenalit, Bukayo Saka në krahun e djathtë dhe gjermanin Leroy Sane në të majtin.

35 vjeçari i Sevillas, Ivan Rakitic ishte zgjedhje befasuese nga Ozil, në një mesfushë me Rodrin dhe Eduardo Camavingan.

Mbrojtja përbëhet nga ish-bashkëlojtari i Ozil te Reali, Sergio Ramos, Antonio Rudiger si dhe Ruben Dias.

Manuel Neuer, i cili fitoi Kupën e Botës me Ozil është zgjidhja e këtij të fundit për portier.

Nuk është befasuese fakti që kampioni aktual evropian Manchester City ka më së shumti lojtarë në këtë formacion (gjithsej tre).

Ozil u pensionua nga futbolli në moshën 34 vjeçare, me problemet e shpinës që luajtën një rol të madh në këtë vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat