Chelsea dhe Bayern Munih pas lojtarit të Arsenalit

Futboll

Chelsea dhe Bayern Munih pas lojtarit të Arsenalit

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 16:40
Arteta

Aaron Ramsdale duket se e ka humbur statusin e titullarit te Arsenal.

Pavarësisht se portieri i nisi si titullar katër sfida e Premier League, në ndeshjen e fundit të kampionatit atë ndaj Everton në transfertë, trajneri Mikel Arteta preferoi ta niste me David Rayan.

Spanjolli u transferua këtë merkato nga Brentford dhe duket se menjëherë ka ngjitur hierarkitë në skuadër me Artetën që duket i prirur për t’i besuar patriotit të tij. Në këtë formë, me hapësirat që mbyllen, Ramadale është duke menduar për një tjetër destinacion.

Alternativat nuk mungojnë me Chelsean dhe Bayern Munich që duken të interesuara për shërbimet e gardianit anglez. “Blutë e Londrës” edhe pse transferuan Robert Sanchez nga Brighton, sërish janë në kërkim të alternativave ndërsa sa i takon Bayern, njihen tashmë përpjekjet e drejtuesve për të identifikuar pasardhësin e Manuel Neuer.

Te Arsenal janë gati të ndahen me Ramsdale, por “topçinjtë” do të pretendojnë të paktën 60 milionë euro për shërbimet e 25-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat