Nadal e pret Mbappen në Real, synon të bëhet president

Futboll

Nadal e pret Mbappen në Real, synon të bëhet president

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 17:00
Nadal

Rafael Nadal nuk e ka fshehur asnjëherë faktin se është tifoz i flaktë i Real Madridit, pavarësisht faktit se xhaxhai i tij ishte një legjendë e Barcelonës.

Tenisti 37 vjeçar e ka dhënë një intervistë për Movistar+ , përmes së cilës e shprehu dashurinë për Kylian Mbappé, të cilin do ta priste krahëhapur në “Santiago Bernabeu”.

“Real Madridi e ka nisur mirë sezonin, por jemi ende vetëm në fillim të tij. Janë disa lëndime të lojtarëve të rëndësishëm si Courtois, Militao apo edhe Vinicius.

Kemi bërë blerje spektakolare si Bellingham, por do të ishte e nevojshme të kemi më shumë sulmues. Do ta prisja me krahë të hapur Kylian Mbappen, kujt s’do t’i pëlqente kjo? Nuk është i detyruar të vijë këtu, edhe pse ne tifozët e kërkojmë atë. Nëse ai nuk do të vinte këtu, unë nuk do të prekesha”, deklaroi legjenda spanjolle e tenisit.

“Unë president i Real Madridit? Nuk është një nga ëndrrat e mia, por do ta doja.

Tash për tash nuk kam asgjë se çfarë të them sepse e kemi presidentin më të mirë të mundshëm. Më pas, jeta sjell shumë gjëra dhe duhet të pyesësh nëse je në gjendje të bësh gjëra të tilla.

Nuk mendoj se për momentin i kam kualifikimet për të qenë i tillë”, përfundoi Nadal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat