Pa Messin dhe Ronaldon

Futboll

Pa Messin dhe Ronaldon

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 18:33
Messi e Ronaldo

Të dy bashkë numërojnë 350 ndeshje të luajtura në Ligën e Kampionëve. Cristiano Ronaldo me 187 të tilla është futbollisti me më shumë paraqitje në Ligën më të mirë për klube në Evropë ndërsa Messi me 163 të tilla është i treti në këtë listë.

Të dy së bashku kanë shënuar plot 270 gola në Ligën e Kampionëve.

Portugezi dhe argjentinasi janë gjithashtu në krye të listës të golashënuesve të garesë më të madhe evropiane.

Cristiano e ka fituar pesë herë ndërsa Leo katër. Mjaftojnë këto statistika, të cilat janë “ndërtuar” nga 2003-i i largët, për të bërë special edicionin aktual të Ligës së Kampionëve.

Për herë të parë pas shumë vitesh asnjëri prej dy yjeve nuk do të ketë më mundësinë që të përmirësojnë statistikat e tyre.

Sezonin më të mirë në Ligën e Kampionëve Cristiano Ronaldo e ka luajtur në sezonin 2013-2014 ku shënoi 17 gola në 11 ndeshje. Në atë sezon portugezi shënoi në të gjitha ndeshjes përveç gjysëmfinales të parë kundër Bayernit.

Ndërsa sezoni më i mirë për Messin ishte ai i sezonit 2011-12 ku shënoi plot 14 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat