Inzaghi konfirmon mesfushorin shqiptar nga minuta e parë

Futboll

Inzaghi konfirmon mesfushorin shqiptar nga minuta e parë

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 19:55
Inzaghi

Inter nesër do të fillojë rrugëtimin në Champions League, ku do të ndeshet ndaj Real Sociedad, ndeshje e vlefshme për grupet e këtij kompeticioni.

Cuadrado dhe Calhanoglu janë mungesat e ditës së nesërme, por për turkun, Inzaghi ka konfirmuar zgjidhjen.

“Real Sociedad është një ekip i fortë, që ka një trajner prej disa vitesh, duhet t’i bëjmë ballë organizimit të tyre.

Mungesa e Calhanoglu? Unë do t’i besoj Asllanit. Ai është një lojtar i madh, shumë na e kanë kërkuar aktivizimin e tij dhe momenti ka ardhur. Asllani është një lojtar shumë i rëndësishëm për Interin, ashtu si Calhanoglu.

Megjithatë, pas nxehmjes përpara ndeshjes do të marr vendimin përfundimtar.

Nesër rifillojmë këtë rrugëtim kundër një kundërshtari me vlerë të madhe. Entuziazmi nga fitorja e madhe në derbi ka një ndikim të jashtëzakonshëm”, është shprehur Inzaghi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat