Hysaj nuk preferohet nga minuta e parë

Futboll

Hysaj nuk preferohet nga minuta e parë

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 20:47
Foto ilustrim

Do të startojnë në orën 21:00, dy duelet e vlefshme për Grupin E të Ligës së Kampioneve.

Padyshim që vëmendja më e madhe do të jetë në duelin mes Lacios dhe Atletiko Madridit që do të zhvillohet në “Olimpico”.

Një duel që pritet të jetë tepër i luftuar, me të dyja skuadrat, që do të kërkojnë fitoren, për ta nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, këtë edicion të ri të Champions-it.  

Duel tepër interesant pritet të jetë dhe ai mes Fejnordit dhe Sëlltik, me holandezët që vijnë si favoritë në letër.  

Për sa i përket formacioneve zyrtare, vlen të theksohet fakti se mbrojtësi i Kombëtares, Hysaj, nuk është preferuar nga minuta e parë në sfidën ndaj Atletikos..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat