Arteta: E meritojmë, ky klub duhet të jetë në këtë kompeticion

Futboll

Arteta: E meritojmë, ky klub duhet të jetë në këtë kompeticion

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 12:54
Arteta

“Topçinjtë” e Aresnal janë rikthyer pas 7 sezonesh mungesë në kompeticionin më prestigjioz për klubet në Evropë e botë, UEFA Champions League, teksa mbrëmjen e kësaj të mërkure do të presë në “Etihad”, “tulipanët” holandezë të PSV.

I pranishëm në konferencën për shtyp, të zhvilluar në prag të kësaj sfide ishte dhe tekniku i Arsenal, Mikel Arteta, i cili para mediave,nuk mundi t’i fshehë emocionet e sfidës së parë të këtij kompeticioni.

“Sa herë që e shikoja dhe nuk ishim atje, e ndieja. Ky klub duhet të jetë në Champions League. Ishte një proces, por ne jemi këtu dhe tani duhet të mendoj se ia dolëm dhe jemi përmirësuar si ekip, kemi përmirësuar skuadrën dhe e meritojmë të jemi këtu.

Do ta trajtojmë ndeshjen ndaj PSV si çdo sfidë tjetër. Jemi mësuar të luajmë kundër ekipeve të vështira çdo javë në Premier Ligë. Nuk do të jetë ndryshe. Do të luajmë kundër një ekipi vërtetë të mirë.

Ata janë mësuar të fitojnë dhe do të jetë një test vërtet i vështirë, jam i sigurt për këtë”,- u shpreh tekniku spanjoll..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat