Cancelo: Manchester City është skuadra më e mirë në botë

Futboll

Cancelo: Manchester City është skuadra më e mirë në botë

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 15:00
Cancelo

Një rrezik, por edhe një ëndërr për t’u realizuar. Joao Cancelo foli për “Mundo Deportivo” në lidhje me kalimin e tij në Barcelonë.

“Është e rrezikshme, por jeta ime ka qenë gjithmonë një rrezik. Unë jam i tillë edhe në jetën time shoqërore. Duhet t’i falendero të gjithë në City, atje kam përjetuar momentet më të mirë të karrierës sime. Kjo gjë ka ndodhur falë bashkëlojtarëve të mi, Guardiolës, stafit teknik, të gjithë një grup shumë i bashkuar.

Për mua ata janë skuadra më e mirë në botë. Ishe rrezik të vija te Barcelona, por kur të shfaqet mundësia për të luajtur këtu, duhet ta shfrytëzosh.

Barcelona është klubi ku kam dashur gjithmonë të jem, është klubi i ëndrrave të mia pasi kam luajtur në ekipin tim të fëmijërisë që është Benfica.

Jam shumë i lumtur që jam këtu, i kam shijuar këto ndeshje me këtë fanellë, kam shokë të cilët më ndihmojnë të përshtatem sa më shpejt, gjë që është e rëndësishme”, është shprehur Joao Cancelo, anësori portugez..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat