Remzi Ejupi - president nderi

Futboll

Remzi Ejupi - president nderi

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 16:28
Remzi Ejupi

Kuvendi i FC Prishtina i mbajtur sot më 21 shtator, ka vendosur për president Nderi, Remzi Ejupi

Për përkushtimin e pashembullt, sakrificën e pafund dhe pasionin e vërtetë në ndërtimin e një tradite futbolli të fuqishme në Kosovë e për frymëzimin e brezave të rinj për të ndjekur ëndrrat e tyre futbollistike, si figurë e shquar e si lider i shkëlqyeshëm sportiv.

Për arritjet e tij të shkëlqyera me FC Prishtina dhe për gjurmët që do të mbesin pjesë e patjetërsueshme e klubit përgjithmonë.

Remzi Ejupi është kryetari më jetëgjatë i FC Prishtina, për 20 vite kontribut në klubin më të madh në vend.

Remzi Ejupi është kryetari më i suksesshëm i FC Prishtina me 16 trofe të fituar: 5 tituj kampioni, 5 trofe të Kupës së Kosovës dhe 6 trofe të Superkupës.

Remzi Ejupi është akteri kryesor dhe më meritori që sot sporti në Kosovë dhe në veçanti futbolli, si lobuesi kryesor për miratimin e Ligjit për Sponsorizim.

Remzi Ejupi është më meritori që sot, FC Prishtina, si klubi i vetëm në Kosovë, gëzon pronën e saj të kompleksit sportiv, si lobuesi kryesor te ish-Qeveria Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat