Carvajal do t’i mungojë Real Madridit

Futboll

Carvajal do t’i mungojë Real Madridit

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 14:55
Carvajal

Real Madridi tashmë po përballet me një krizë lëndimesh. Lëndimi i Dani Carvajal duket sikur është më i rëndë se sa u mendua fillimisht.

Carlo Ancelotti konfirmoi se mbrojtësi do të humbiste ndeshjen e Ligës së Kampionëve, kundër Union Berlin të martën, por dha shpresë se ai mund të rikthehet në derbin e tyre kundër rivalit lokal, Atletico Madrid, të dielën.

Megjithatë, një skanim këtë të premte zbuloi se lëndimi në fakt do ta mbajë Carvajalin jashtë për derbin e kryeqytetit spanjoll.

“Relevo” raporton se ai do të mungojë edhe për dhjetë ditë të tjera.

Kësisoj, spanjoll do t’i mungojë Real Madridit edhe në ndeshjet ndaj Las Palmas dhe Gironas.

31-vjeçari pritet të jetë gati pastaj për ndeshjen ndaj Napolit, në Ligën e Kampionëve.

Kjo do të thotë që Lucas Vazquez ose Nacho Fernandez do të marrin përsipër detyrat e mbrojtësit të djathtë për tre ndeshjet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat