Messi i rikthehet kohës së shkuar

Futboll

Messi i rikthehet kohës së shkuar

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 15:03
Messi

Aventura e Lionel Messi te PSG filloi ashtu si duhet, por nuk përfundoi si historië e kampionëve, kjo për vetë faktin se parisienët nuk e trajtuan si të tillë kur u largua.

Në një intervistë të dhënë, argjentinasi që aktualisht aktivizohet te Inter Miami zbuloi se ai e kuptonte armiqësinë e tifozëvë në Paris pas fitores së trofeut nga Kombëtarja e tij në finalen e Kupës së Botës, e cila erdhi kundër vendit ku ai jetonte (Francës) dhe kontribuonte.

Për ta theksuar këtë pikë edhe më tej, shtatë herë fituesi i Topit të Artë pretendon se ai ishte i vetmi lojtar i Argjentinës që nuk mori mirënjohje nga klubi pas triumfit në Kupën e Botës.

“Edhe pse nuk është se pata një periudhë shumë të bukur me Parisin, unë sërish u shpall kampion Bote si pjesëtar i atij klubi.

Unë isha i vetmi lojtar nga skuadra e Argjentinës që nuk mori asnjë lloj mirënjohje nga klubi ku aktivizohej.

Por, unë e kuptoj sepse në finale ishte Franca dhe prej fajita tanë ata nuk u konfirmuan si Kampionë të Botës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat