Chelsea me “shpatulla pas muri”

Futboll

Chelsea me “shpatulla pas muri”

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 15:49
Reece James

Reece James gjithmonë e ka bërë të ditur se është shumë i lumtur te Chelsea, duke dërguar vazhdimisht mesazhe dashurie për klubin e tij, por tashmë ka përfunduar në syrin e dy prej klubeve më të mëdha në botë.

Në fakt, sipas asaj që është raportuar nga “Defensa Central”, Real Madrid dhe Bayern Munich janë gati të duelojnë në merkaton e ardhshme për mbrojtësin anësor të djathtë.

Për spanjollët ai është objektivi numër një në atë rol, duke qenë se duan të rinovojnë skuadrën e Ancelottit, ndërsa bavarezët kanë vendosur të fokusohen tek ai për të mbushur boshllëkun e lënë nga largimi i Benjamin Pavard në drejtim të Interit.

Megjithatë, Chelsea nuk dëshiron të heqë dorë lehtë nga lojtari anglez dhe do të luftojë për ta mbajtur atë në skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat