Vdes legjenda e Milanit

Futboll

Vdes legjenda e Milanit

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 19:05
Giovanni Lodetti

Serie A në zi, ndahet nga jeta “legjenda” e Milan

Këtë të premte, bota e futbollit e në veçanti ajo e futbollit italian është në zi, me ish-mesfushorin  që u rrit te klubi i Milan dhe që debutoi në futbollin profesionist në vitin 1961, Giovanni Lodetti, i cili u nda nga jeta, në moshën 81-vjeçare.

Me “djajtë” e Milanos, Lodetti ka bërë gjithsej 288 paraqitje, duke shënuar 26 gola përpara se të transferohej te Sampdoria në vitin 1970 ku qëndroi për katër sezone, përpara se të kalonte te ekipe të tjera të Italisë.

Foggia dhe Novara ishin dy skuadrat e tij të fundit, përpara se të tërhiqej nga futbolli në vitin 1978.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat