Zekiç i kënaqur përgjysmë pas derbit: Duhet të gjejmë zgjidhjen

Futboll

Zekiç i kënaqur përgjysmë pas derbit: Duhet të gjejmë zgjidhjen

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 20:46
Zekiç - majtas

Trajneri i Partizanit, Zoran Zekiç, ka deklaruar pas fitores 3-1 ndaj Dinamos se ishte i kënaqur përgjysmë me këtë sukses.

“Sot nuk do të flas shumë për taktikë edhe për shkak të derbit me lojtarët se disa gjëra nuk ishin si desha. Ishim të ngadaltë, pa energji, por nuk dua të flas shumë për këtë. Nesër kthehemi në stërvitje për Tiranën.

Ndryshimi nuk erdhi vetëm nga Da Silva. Diçka e kuptojmë por ai hyri e na dha diçka që na nevojitej për të cilën folëm në pushim. Sot, falë Zotit ishte me fat për ne.

Shpresoj të jetë situata pozitive, se si trajner duhet të flas për probleme gjatë ndeshjes e javës. Por është normale, do të mundohemi të kuptoj më mirë këtë mentalitet dhe pas dy muajsh do ta kuptojmë më shumë njëri-tjetrin.

Jam shumë i kënaqur, por kjo skuadër nuk është e kompletuar.

Nuk jam i kënaqur se nuk i dhashë mundësinë të rinjve që t’u jap shans sa dua. Shpresoj në të ardhmen, por situata në këto momente është më mirë se sa më parë.

Mund të flasim për çështje pas çdo ndeshje, por kur fiton çdo gjë është më mirë. Ne duhet të përmirësohemi se nuk kemi kohë, duhet të gjejmë energji dhe zgjidhjen më të mirë për të fituar ndaj Tiranës e pastaj të shohim. Nuk mund të them se jam nervoz, por pres më shumë nga ekipi se mendoj se kemi më shumë mundësi për të treguar veten e luajtur mirë.

Gjithmonë problemi, si e kuptoj unë futbollin është me çfarë mendje vjen në fushë, se me raste luajmë më shpejt, herë tjetër me lojtarë më teknikë. Nuk është ky problemi, është mendore gjithçka. Shpresoj që të luajnë bashkë Da Silva, Bintsuka e Mban ë të ardhmen”, tha Zekiç pas ndeshjes, për “MCN”/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat