Drita gjunjëzon Prishtinën

Futboll

Drita gjunjëzon Prishtinën

Nga: K.G. Më: 24 shtator 2023 Në ora: 16:57
Pamje nga ndeshja

Prishtina njoftohet me humbjen e parë në Gjilan, duke pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Drita.

Një lojë e bukur në një atmosferë impozante në terrenin ndihmës në Gjilan. 

Pjesa e parë u mbyllë pa gola por pjesa e dytë ishte krejt tjetër dhe në favor të Dritës.  

Almir Ajzeraj shënoi në minutën e 46-të dhe Albin Prapashtica në atë të 50-të për 2:0.

Selmani thellon fitoren në minutën e 90+2.

Drita vazhdon pa humbje edhe pas javës së gjashtë në elitën e  futbollit të Kosovës.

Java e 6-të

Llapi - Gjilani 2:1
Ballkani - Malisheva 3:2
Liria - Feronikeli 74 3:5
Drita - Prishtina 3:0
Dukagjini - Fushë Kosova 1:0

Renditja

1.  Llapi    6    4    1    1    10:4    13
2. Ballkani        5    4    1    0    9:4    13
3. Malisheva    6    3    0    3    14:9    9
4. Drita    5    2    3    0    8:3    9
5. Prishtina    6    2    3    1    7:6    4    9
6. Liria    6    1    3    2    6:8    6
7. Dukagjini    6    1    3    2    4:7    6
8. Feronikeli    6    2    0    4    8:15    6
9. Gjilani    5    1    1    3    3:5    4
10. Fushe Kosova    5    0    1    4    4:12    1
Në javën e shtatë do të takohen: Prishtina - Dukagjini, Fushë Kosova - Ballkani, Feronikeli 74 - Drita, Gjilani - Liria dhe Malisheva - Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat