Ballkani nuk ndalet, mposht edhe Malishevën 

Futboll

Ballkani nuk ndalet, mposht edhe Malishevën 

Nga: K. G. Më: 24 shtator 2023 Në ora: 16:59
Ballkani

Ballkani i Therandës, kampion në fuqi, ka vazhduar me rezultate fantastike në elitën e futbollit të Kosovës.

Ballkani ka triumfuar me rezultat 3:2 ndaj Malishevës., në takimin e javës së 6-të.

Therandasit deri me tani kanë 4 fitore e një barazim dhe një ndeshje me pak të luajtur.

Mysafirët avancuan me golin e Hazrollajt në minutën e 7-të.

Vendasit shpejt mobilizohen dhe përmbysin epërsinë e rivalit duke iu falënderuar golave të Halilit në minutën e 21-të dhe Gripshit në atë të 29-tën.

Zyba në minutën e 75-të thelloi epërsinë në 3:1. Mysafirët kundërpërgjigjen shpejt përmes Aliut në minutën e 77-të, 3.2.

Java e 6-të

Llapi - Gjilani 2:1
Ballkani - Malisheva 3:2
Liria - Feronikeli 74 3:5
Drita - Prishtina 3:0
Dukagjini - Fushë Kosova 1:0

Renditja
1.  Llapi    6    4    1    1    10:4    13
2. Ballkani        5    4    1    0    9:4    13
3. Malisheva    6    3    0    3    14:9    9
4. Drita    5    2    3    0    8:3    9
5. Prishtina    6    2    3    1    7:6    4    9
6. Liria    6    1    3    2    6:8    6
7. Dukagjini    6    1    3    2    4:7    6
8. Feronikeli    6    2    0    4    8:15    6
9. Gjilani    5    1    1    3    3:5    4
10. Fushe Kosova    5    0    1    4    4:12    1
Në javën e shtatë do të takohen: Prishtina - Dukagjini, Fushë Kosova - Ballkani, Feronikeli 74 - Drita, Gjilani - Liria dhe Malisheva - Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat