Flamurtari i jep fund disfatave

Futboll

Flamurtari i jep fund disfatave

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 19:15
Flamurtari

Mesdiat e kësaj të diele ka qenë fantastike për tifozët vlonjatë, me “kuqezinjtë” e Flamurtarit që morën fitoren e parë të sezonit, ndaj Vorës në takimin e javës së katërt të Kategorisë së Parë.

Vlonjatët fituan me rezultatin 2-1 në “Stadiumi Flamurtari”, në një ndeshje që ishte shumë e luftuar, me vendasit që ccelën siparin e golave në minutën e 27’ me Pjeshkën, duke “vulosur” kështu avantazhin e vendasve, në pjesën e parë.

Me fillimin e pjesës s ëdytë, vjen dhe goli i dytë i vlonjatëve, teksa në minutën e 76’ Beji realizoi golin e dytë për Flamurtarin, duke siguruar kështu 3 pikët, ndërsa për miqtë goli i nderit u shënua nga Prengaj, në minutën e 88’.

Kështu, pas javës së katërt të Kategorisë së Parë, Flamurtari renditet në vend të shtatë me pesë pikë, teksa Vora renditet në vend të pestë me gjashtë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat