Sheffield Utd turpërohet, pëson humbje me rezultat 0:8 

Futboll

Sheffield Utd turpërohet, pëson humbje me rezultat 0:8 

Nga: K.G. Më: 24 shtator 2023 Në ora: 19:25
Pamje nga ndeshja

Sheffield Utd turpërohet keq para shikuesve të vet, në ndeshjen e javës së gjashtë të Premier League në futboll.

Newcastle ka shënuar fitoren më të thellë deri me tash në edicionin  e ri, duke e turpëruar me rezultat 8:0 Sheffield Utd.

Në stadiumin “Bramall Lane” në Sheffield, Newcstle ka shkëlqyer. 

Golat i realizuan Longstaff (21'), Burn (31'), Botman (35'), Wilson (56'), Gordon (61'), Almiron  (68'), Guimaraes (73') e Isak (87').

Newcastle renditet në vend të tetë me 9 pikë dhe Sheffield Utd është i fundit me një pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat