Osimhen humb penalltinë, Napoli nuk fiton në Bologna

Futboll

Osimhen humb penalltinë, Napoli nuk fiton në Bologna

Nga: K.G. Më: 24 shtator 2023 Në ora: 19:59
Osimhen

Napoli nuk ka arritur më shumë se një barazim në udhëtim, duke luajtur me rezultat 1:1 me Bologna-n.

Është ndeshja e tretë që nuk fiton Napoli në Serie A, duke dëshmuar se ka krizë të rezultateve.

Në minutën e 72-të, Napoli pati rastin më të mirë por futbollisti Osimhen dështoi nga penalltia.

Për Bologna-n është barazimi i tretë nga pesë ndeshjet e deritashme.

Pas javës së pestë, Napoli renditet në vend të 7-të me 8 pikë dhe Bologna në të 11-tin me 6 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat