Ademi për ngritjen e Dukës në UEFA: Arritje për futbollin mbarëkombëtar

Futboll

Ademi për ngritjen e Dukës në UEFA: Arritje për futbollin mbarëkombëtar

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 18:56
Duka e Ademi

Arritje e madhe për futbollin mbarëkombëtar, e ka vlerësuar kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, zgjedhjen e Armand Dukës në postin e zëvendëspresidentit të UEFA-s.

Duka është zgjedhur të martën në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, ku gjithashtu Shqipërisë iu besua edhe organizimi i Euro 2025 për U17. 

"Miku im, presidenti i FSHF-së, Armand Duka u zgjodh sot zëvendëspresident i UEFA-s me votë unanime në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv.

Ky është një moment historik për futbollin shqiptar, duke bërë atë shqiptarin e parë në një pozitë të tillë të lartë në futbollin evropian.Zgjedhja e Dukës si zv/President i UEFA-s është një arritje e madhe për futbollin mbarëkombëtar dhe e hap një dritë të re për progresin e futbollit në rajonin tonë.

Në emër të komunitetit të futbollit në Kosovë, dua të përgëzoj presidentin Duka për këtë sukses, duke i dëshiruar shumë suksese në këtë detyrë të re e tejet të rëndësishme", ka theksuar Ademi.

"Jam i sigurt se bashkë me presidentin Aleksandër Çeferin, ata do të drejtojnë procese të mëdha për evoluimin e mëtutjeshëm të futbollit evropian".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat