Arsenali kërkon sulmuesin e dënuar për baste

Futboll

Arsenali kërkon sulmuesin e dënuar për baste

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 20:28
Ivan Toney

Ivan Toney do të kthehet në një futbollist të lakmuar nga klubet elitare të Anglisë kur të mbarojë pezullimin në Janar. Toney, i cili u privua nga çdo aktivitet futbollistik për tetë muaj më datë 17 maj, aktualisht nuk është i disponueshëm për të luajtur, pasi u deklarua fajtor për 232 nga 262 akuzat e basteve të ngritura kundër tij nga Federata Angleze e Futbollit në vitin e kaluar.

Sulmuesi anglez, i cili bëri debutimin e tij për Anglinë e Gareth Southgate në fillim të këtij viti, pritet të jetë në gjendje të luajë përsëri për futbollin e klubeve më 16 janar 2024 dhe së fundmi është kthyer në stërvitje të plotë pas një mungese katër mujore.

Sipas raportimeve të shumta, Arsenali është klubi që ka shfaqur interesimin më konkret për 27-vjeçarin. Topçinjtë e Londrës do të futen në merkaton e Janarit me synimin për të përforcuar repartin e sulmit, pas problemeve që kanë pasur me shënimin e golave me Gabriel Jesus dhe Eddie Nketiah.

Mikel Arteta kërkon një sulmues të afirmuar në skuadrën e tij dhe Ivan Toney e plotëson këtë kriter, pasi vjet shënoi 20 gola në Premier League.
Brentford kërkon plot 60 milionë euro për shërbimet e sulmuesit dhe tanimë i takon Arsenalit t’i përgjigjet kërkesës së lartë të vendosur nga skuadra e ngjitur në Premier League në 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat