​Ylli i Liverpoolit rikthehet në stërvitje

Futboll

​Ylli i Liverpoolit rikthehet në stërvitje

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 21:46
Trent Alexander-Arnold

Trent Alexander-Arnold është shumë afër që t’i rikthehet aksionit, pasi që mungoi në tri ndeshjet e fundit të Liverpoolit.

Liverpooli e fillon nesër aventurën në Carabao Cup kundër skuadrës së Championshipit, Leicester Cityt, dhe si duket Alexander-Arnold do të mungojë edhe në këtë përballje.

Një lëndim në muskul në fitoren 3:0 ndaj Aston Villas rezultoi me yllin e Liverpoolit duke çaluar në “Anfield”, e më pas edhe në largimin e tij nga grumbullimi me Kombëtaren e Anglisë.

“Ju e shihni atë menjëherë, sigurisht. Ai është në stërvitje me ekipin, por nuk jam i sigurt nëse ai do të jetë i gatshëm. Dita e nesërme do të jetë shumë herët për Alexander-Arnold”, tha Ljinders, asistenti i Jurgen Klopp.

Ndeshja e nesërme mes Liverpoolit dhe Leicester Cityt zhvillohet në “Anfield Road” me fillim nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat