Manchester Utd triumfon ndaj Crystal Palace dhe kualifikohet

Futboll

Manchester Utd triumfon ndaj Crystal Palace dhe kualifikohet

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 23:09
Pamje nga ndeshja

Manchester United triumfon 3-0 ndaj Crystal Palace dhe kualifikohet në raundin tjetër EFL Cup.

Në “Old Trafford”, skuadra e Ten Hag dominoi ndaj C. Palace, ndërsa vendasit shënuan dy herë në pjesën e parë, fillimisht me Garnacho në minutën e 21-të dhe pas gjashtë minutash dyfishoi Casemiro.

Pas një pjesë të parë të dobët, “Shqiponjat” u zgjuan disi në fraksionin e dytë dhe provuan të reagonin, por ishte e pamundur, ndërsa Manchester United realizoi edhe golin e tretë me Martial në minutën e 55-të.

Në fund 3-0 dhe Manchester United siguron biletën e kualifikimit dhe regjistroi fitoren e dytë radhazi pas asaj të kampionatit ndaj Burnley në fundjavë.

Në krahun tjetër, Crystal Palace eliminohet nga EFL Cup dhe e çon në tre numrin e ndeshjeve pa fitore, duke krijuar kështu një krizë rezultatesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat