Bayerni fiton bindshëm, eliminon Preussen Munster

Futboll

Bayerni fiton bindshëm, eliminon Preussen Munster

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 23:14
Pamje nga ndeshja

Bayern Munich fiton me “poker” (4:0) në transfertën e Preussen Munster dhe kalon në raundin e dytë të DFB Pokal.

Skuadra e Tuchel dominoi të gjithë sfidën, ndërsa gjeti golin e parë në minutën e 9’ me Choupo-Moting.

Në minutën e 40’ Laimer dyfishoi avantazhin e bavarezëve, por njëkohësisht gjeti golin e parë në një ndeshje zyrtare me kampionët e Gjermanisë.

Pjesa e parë u vulos nga Kratzig, me 20-vjeçarin që shënoi golin e tretë për Bayern dhe njëkohësisht gjeti rrugën drejt rrjetës për herë të parë në një ndeshje zyrtare.

Në fraksionin e dytë u shënua edhe një gol tjetër, me Tel që realizoi në minutën e 86’ dhe vulosi këtë sfidë.

Pas triumfit 0-4 Bayern Munich siguron kalimin në raundin e dytë, teksa Preussen Munster eliminohet nga DFB Pokal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat