Koçoski kërkon fitore ndaj Struga Trim Lum

Futboll

Koçoski kërkon fitore ndaj Struga Trim Lum

Nga: K.G. Më: 26 shtator 2023 Në ora: 23:48
Koçoski

Voska Sport e Ohrit nesër në orën 15:00 në stadiumin “Biljanini Izvori” do ta presin kampionin në fuqi, Struga Trim Lum.

Ky është derbi shqiptar në kuadër të ndeshjes së mbetur të javës së 4-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.

Futbollisti i Voskës, Valentin Koçoski, thotë se synon fitore ndaj ish skuadrës së tij.

“Një ndeshje e veçantë për mua, vitet më të mira të deritanishme i kam kaluar te Struga Trim Lum dhe do të jetë paksa e çuditshme për mua që të luaj ndaj bashkëlojtarëve të mi të deridjeshëm.

Por, pikërisht për këtë futbolli është interesant, dhe sigurisht që unë dua t'i mposht ata”, -  tha Valentin Koçoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat