Kokëçarje për Diego Simeonen

Futboll

Kokëçarje për Diego Simeonen

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 11:38
Pamje nga një ndeshje

Atletico Madrid nuk do të mund të llogaritë për disa javë në shërbimet e sulmuesit argjentinas, Angel Correa.

Kjo pasi ai ka mbetur i lënduar nga ndeshja me Real Madridin, ku Atletico fitoi me rezultat 3-1. 

Argjentinasi u lëndua pas një ballafaqimi me Jude Bellingham, i cili u ndëshkua me karton të verdhë.

Sipas mediave spanjolle, Correa pritet të mungojë deri në mes të tetorit. 

Te skuadra e Diego Simeone tashmë janë të lënduar Thomas Lemar, Reinildo Mandava, Caglar Soyuncu, Pablo Barrios dhe Rodrigo De Paul..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat