Boshnjaku: Ndaj Egnatias ne do të futemi për fitore

Futboll

Boshnjaku: Ndaj Egnatias ne do të futemi për fitore

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 12:22
Boshnjaku

Lorik Boshnjaku ka shkëlqyer në këtë fillim të kampionatit, duke u bërë protagonist për Vllazninë edhe me dy gola.

Mesfushori shkatërrues i kuqebluve doli dje para mediave në krah të trajnerit Migen Memelli, teksa foli për sfidën ndaj Egnatias.

Sipas lojtarit nga Prishtina, që luan sezonin e tij të dytë në Shkodër, sot në 18:00 në stadiumin “Loro Boriçi” është momenti që kuqeblutë të thyejnë tersin ndaj rrogozhinasve.

Boshnjaku mendon se Egnatia nuk ka më shumë cilësi se Vllaznia, teksa beson se do të mposhtet në përballjen e sotme.

Lorik, çfarë prisni nga ndeshja ndaj Egnatias?

Kur luan në shtëpi dhe për më tepër para tifozëve të veçantë që ka Vllaznia, është detyrim fitorja. Ne duhet të futemi në fushë shumë të fokusuar dhe pastaj të presim se çfarë do të sjellë ndeshja.

Pra, vetëm për tri pikë?

Normalisht që ndaj Egnatias ne do të futemi për fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat