Allegri: Ishte e rëndësishme të fitonim

Futboll

Allegri: Ishte e rëndësishme të fitonim

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 13:05
Masimiliano Allegri

Ishte që nga viti 2019-’20 (16 pikë në atë rast) që Juventusi nuk kishte grumbulluar të paktën 13 pikë në gjashtë ndeshjet e para të një kampionati në Serinë A.

Në gjashtë ndeshje të luajtura në shtëpi kundër Leçes në fazën e parë të Serisë A, “zonja e vjetër” ka fituar gjithmonë pa pësuar gol.

Masimiliano Allegri nuk i sheh statistikat teksa kapet vetëm pas paraqitjeve qëçojnë bardhezinjtë në vendin e dytë të Serisë A pas Interit kryesues. Në konferencë për shtyp, trajneri ka analizuar paraqitjen e skuadrës.

Çfarë mund të na thoni për këtë fitore?

Ishte e rëndësishme të fitonim, sidomos pas një disfate që erdhi në një mënyrë disi të rokamboleske, pati shumë gabime individuale, gjë që ndodh rrallë.

Kështu që duke luajtur në shtëpi, kundër Leçes, që është një ekip, i cili nuk të jep shumë hapësirë nuk ishte absolutisht e lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat