Kryetrajneri i Dritës i motivuar pas fitores ndaj Prishtinës: Kemi ndeshjen e radhës

Futboll

Kryetrajneri i Dritës i motivuar pas fitores ndaj Prishtinës: Kemi ndeshjen e radhës

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 15:27
Akis Vavalis

Java e 7-të e Superligës së Kosovës në futboll, sjelle dhe një ndeshje interesante në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, mes Feronikelit 74 dhe Dritës. 

Ndeshja luhet nesër në orën 15.00.

Në konferencë para gazetarëve folën kryetrajneri,i Dritës Akis Vavalis dhe futbollisti, Kastriot Selmani.

Trajneri, Vavalis tha se ndeshja e nesërme do të jetë ndaj një rivali me futboll sulmues, por FC Drita tashmë ka kaluar krizën e rezultateve.

"Kemi ndeshjen e radhës, kundër një skuadre kaq të mirë të cilët edhe në ndeshjen e kaluar dëshmuan se luajnë futboll të mirë dhe sulmues.

Për ne ishte e rëndësishme fitorja dhe reagimi kundër Prishtinës dhe ka qenë shumë e rëndësishme të marrim rezultat pozitiv.

Tani e tutje besoj kemi ekipin, por edhe motivin për të marrë më të mirën nga ndeshjet e ardhshme", ka thënë Vavalis.

Ai më tej theksoi se gjithsesi ka aspekte për t'u ndryshuar edhe në lojën tonë, por këtë do ta bëjmë në ndeshje të tjera.

"Nuk duhet ta harrojmë faktin se jemi skuadra me mbrojtjen më të mirë në kampionat dhe duhet të përmirësohemi në pjesën e fundit të lojës që të jemi më të rrezikshëm.

Duhet të mbajmë ritmin fizik, të jemi të përgatitur fizikisht dhe psiqikisht, sepse kemi tri ndeshje në javë", ka përfunduar Akis Vavalis,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat